Programi i nivelit A2+ Pre-Intermediate
Niveli A2+ është faza kalimtare ndërmjet nivelit bazë dhe nivelit të ndërmjetëm. Ky program është krijuar për nxënësit që tashmë i njohin strukturat themelore të gjuhës angleze dhe dëshirojnë të komunikojnë më lirshëm, të zgjerojnë fjalorin dhe të përgatiten për nivelin B1.
Gjatë këtij niveli zhvillohen të gjitha aftësitë gjuhësore: të folurit, të dëgjuarit, të lexuarit dhe të shkruarit.
Në nivelin A2+ do të mësoni:
Gramatikë dhe përdorim praktik
- Krahasimin ndërmjet Present Simple dhe Present Continuous dhe përdorimin e tyre në situata të ndryshme.
- Past Simple në formën pohore, mohore dhe pyetëse.
- Dallimin ndërmjet Past Simple dhe Past Continuous në rrëfime dhe tregime.
- Present Perfect Tense dhe dallimin ndërmjet been dhe gone.
- Krahasimin ndërmjet Present Perfect dhe Past Simple.
- Will dhe Going to për plane, parashikime dhe vendime spontane.
- First Conditional dhe përdorimin e tij në situata reale.
- Krahasoren dhe sipëroren e mbiemrave.
- Strukturat too, enough, not enough dhe përdorimin e tyre në komunikim.
- Shprehjet e sasisë (some, any, much, many, a few, a little, a lot of).
- Must, mustn't, have to, needn't, don't have to dhe dallimet ndërmjet tyre.
- Foljet me infinitive dhe -ing form.
- Foljet frazale dhe përdorimi i tyre në situata të përditshme.
- Parashtesat dhe prapashtesat në ndërtimin e fjalëve.
- Formimin e emrave, foljeve, mbiemrave dhe ndajfoljeve (Word Formation).
- Përdorimin e kolokacioneve më të zakonshme në gjuhën angleze.
- Zhvillimin e rrjedhshmërisë dhe saktësisë gramatikore në komunikim.
Fjalor dhe komunikim
- Ndjenjat, emocionet dhe mënyrat e përshkrimit të tyre.
- Përshkrimin e personalitetit dhe karakterit të njerëzve.
- Aktivitetet sportive, hobet dhe mënyra e jetesës aktive.
- Peizazhet, natyrën dhe aventurat.
- Filmat, serialet, programet televizive dhe komentimin e tyre.
- Reklamat dhe ndikimin e tyre në jetën e përditshme.
- Motin, fenomenet natyrore dhe katastrofat natyrore.
- Profesionet, vendet e punës dhe përshkrimin e detyrave profesionale.
- Biznesin dhe situatat e zakonshme në ambientin e punës.
- Turizmin, udhëtimet dhe atraksionet turistike.
- Përshkrimin e qyteteve, vendeve dhe destinacioneve turistike.
- Pushimet dhe planifikimin e aktiviteteve gjatë udhëtimeve.
- Krimet, dëshmitarët dhe situatat hetimore.
- Pajisjet elektronike dhe teknologjinë.
- Shëndetin, mënyrën e jetesës dhe zakonet e shëndetshme.
- Mbrojtjen e mjedisit, ndryshimet klimatike dhe çështjet ekologjike.
- Punët verore, zgjedhjen e profesionit dhe intervistat për punë.
- Përshkrimin dhe krahasimin e fotografive.
- Të shprehni mendime, pajtime, kundërshtime dhe argumente.
- Të arrini marrëveshje dhe të mbështesni mendimin tuaj me arsye.
- Të përdorni shprehje natyrore në biseda të përditshme.
Të dëgjuarit dhe të lexuarit
- Të kuptoni materiale audio me situata reale komunikimi.
- Të zhvilloni strategji për Listening dhe Reading.
- Të identifikoni informacionin kryesor dhe detajet në tekste.
- Të lexoni artikuj, histori, intervista dhe materiale informative.
- Të kuptoni tekste mbi sportin, shëndetin, udhëtimet, mjedisin dhe teknologjinë.
- Të zgjeroni fjalorin përmes leximeve të përshtatura për nivelin A2+.
Të folurit
- Të përshkruani fotografi në mënyrë të organizuar.
- Të tregoni ngjarje dhe histori në mënyrë logjike.
- Të planifikoni aktivitete dhe pushime.
- Të zhvilloni dialogë dhe role-play në situata reale.
- Të shprehni pëlqime, mospëlqime dhe preferenca.
- Të kërkoni dhe të jepni këshilla.
- Të krahasoni persona, objekte dhe vende.
- Të komunikoni me rrjedhshmëri më të madhe në diskutime dhe prezantime të shkurtra.
Të shkruarit
- Të shkruani email-e personale dhe gjysmëformale.
- Të shkruani ftesa dhe përgjigje ndaj ftesave.
- Të shkruani mesazhe dhe njoftime.
- Të hartoni letra joformale dhe letra aplikimi.
- Të shkruani artikuj të shkurtër me strukturë të qartë.
- Të përshkruani ngjarje, eksperienca dhe aktivitete.
- Të mbani një blog për pushimet ose aktivitetet tuaja.
- Të organizoni tekstet me hyrje, zhvillim dhe përfundim.
- Të përdorni lidhëzat dhe shprehjet lidhëse për të krijuar tekste më të rrjedhshme.
Përgatitje për nivelin B1
- Të zhvilloni aftësitë në Speaking, Listening, Reading dhe Writing sipas standardeve CEFR.
- Të përdorni strategji për ushtrimet dhe testet ndërkombëtare.
- Të reduktoni gabimet më të zakonshme gramatikore dhe leksikore.
- Të komunikoni me më shumë siguri në situata reale.
- Të fitoni bazën e nevojshme për të kaluar me sukses në nivelin B1.
Çfarë mund të prisni nga kursi?
- Trajnime profesionale, dinamike dhe të lehta për t'u kuptuar.
- Metodologji bashkëkohore të përshtatura sipas nevojave të nxënësve.
- Ushtrime për çdo njësi mësimore në sistemin tonë Elearn dhe në aplikacionin EnglishForLife.
- Mundësi për të ndjekur progresin dhe arritjet tuaja gjatë gjithë kursit.
- Udhëzues, tabela dhe modele praktike për përmirësimin e të folurit dhe të shkruarit.
- Raporte të detajuara për ushtrimet, detyrat dhe kuizet e realizuara.
- Materiale mësimore që mund të shkarkohen në formatin PDF.
- Ushtrime me audio dhe video për zhvillimin e shqiptimit dhe të kuptuarit.
- Aktivitete në çifte dhe në grupe për përmirësimin e komunikimit.
- Prezantimin e një teme të re në çdo trajnim Face-to-Face ose LIVE në Zoom.
- Mësim hibrid që kombinon orët fizike me ushtrimet digjitale në aplikacion.
- Mbështetje të vazhdueshme nga profesorë të kualifikuar dhe me përvojë.
- Në përfundim të nivelit A2+, nxënësit pritet të komunikojnë më natyrshëm, të përdorin struktura më të avancuara dhe të jenë plotësisht të përgatitur për kalimin në nivelin B1.
Librat dhe materialet mësimore
Qendra jonë përdor libra dhe materiale të botuara nga Oxford University Press, ndërsa për gramatikën dhe ushtrimet plotësuese përdoren edhe materiale nga Cambridge dhe Longman.
Materialet mësimore plotësohen me ushtrime interaktive, kuize, audio, video, prezantime, strategji për Listening, Reading, Speaking dhe Writing, si dhe përmbajtje të tjera digjitale në sistemin dhe aplikacionin tonë të dedikuar për mësim.
Kaloni nga njohuritë bazë drejt komunikimit të sigurt dhe përgatituni për nivelin B1 me English For Life!
Ardian Deari
Hyni për të lënë vlerësim
- Profesori/Profesoresha Ardian Deari
- Kohëzgjatja 100 ditë
- Kategoria Kurse të gj angleze
- Na Kontaktoni 071 989 903
- Vendi Kumanovë
Cakto nivelin tënd!
Qendra jonë ofron test falas për përcaktimin e nivelit të gjuhës angleze dhe të gjuhës gjermane.